Një lajm i mrekullueshëm erdhi sot nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), transmeton KosovaPost.
Miku i madh i Kosovës, politikani gjerman Knut Abraham, është zgjedhur nënkryetar i kësaj asambleje.
Abraham po ashtu është emëruar edhe kryetar i delegacionit gjerman në këtë institucion të rëndësishëm evropian.
Kjo u bë e ditur nga Faruk Ajeti, ambasador i Kosovës në Gjermani.
“Urime të përzemërta, Knut, për zgjedhjen tënde si Nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), si dhe për emërimin tënd si kryetar i delegacionit gjerman në PACE – delegacioni më i madh në këtë institucion të rëndësishëm”, ka shkruar Ajeti.
Emërimi i z. Abraham vjen si një njohje për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe profesionalizmin në përfaqësimin e interesave demokratike të shteteve anëtare.
Ai njihet gjithashtu si mik i vërtetë dhe përkrahës i Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ky zhvillim përforcon edhe më shumë zërin demokratik brenda PACE dhe përfaqëson një hap pozitiv për bashkëpunimin parlamentar evropian.



Të tjera
Kosova shembull në riatdhesim dhe riintegrim, kërkon partneritete më të forta për sigurinë globale
Klubi i njohur finlandez bie nga kategoria elitare, tifozët i vunë flakën tribunave të stadiumit
Isni Kilaj lirohet me kusht nga Gjykata Speciale