Ac Milan nuk ka arritur t’i marrë pikët e plota ndaj Pisas.
Plot katër gola u shënuan në “San Siro”, nga dy për secilën nga skuadrat.
Të parët në epërsi kaluan “Rossonerët” me Rafael Leaon, në minutën e 7-të.
Barazimi erdhi në minutën e 60-të përmes ish-yllit të Juventusit, Juan Cuadrado.
Pisa e mori epërsinë në të 86-tën me M’Bala Nzola, njofton Klankosova.tv.
Kurse, krejt në fund të takimit, në të 93-tën, Zachary Athekame i neutralizoi shifrat në 2:2.
“Kuqezinjtë” aktualisht janë në vendin e parë të Serie A, me 17 pikë kurse Pisa është në vendin e 18-të me katër.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së