Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po ar*matoset kundër NATO-s me paratë europiane

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po ar*matoset kundër NATO-s me paratë europiane

Serbia po përdor paratë europiane për të blerë armatime. Mediat në Beograd raportojnë se qeveria ka miratuar një projektligj që konfirmon marrëveshjen e kredisë mes shtetit serb dhe një grupi institucionesh financiare franceze dhe europiane, me qëllim që të bëhet i mundur financimi i prokurimit të 12 avionëve luftarakë të Francës, Rafale.

Vlera e kontratës mes shtetit të Serbisë me kompaninë Dassault Aviation është 2.7 miliardë euro, ku 1.9 miliardë janë marrë kredi dhe pjesa tjetër nga fondet buxhetore.

Siç raportojnë mediat, kredia është tepër e favorshme pasi ka një normë interesi të ndryshueshme bazuar në Euribor gjashtëmujor me një kuotë fikse prej 0.98 për qind në vit.

“Shkruanin letra me dorë për financat e grupit”, kryeprokurori i Barit: Droga dhe paratë dërgoheshim me autobusë

Në doktrinën e re ushtarake të Serbisë, thuhet se blerja e avionëve të luftës “Rafale” është pjesë e strategjisë për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe kapaciteteve mbrojtëse.

“Posedimi i këtyre avionëve kontribuon ndjeshëm në përmirësimin e aftësisë për të kontrolluar dhe mbrojtur hapësirën ajrore, për të projektuar fuqi ushtarake dhe për të penguar kërcënimet e mundshme”, lexohet në memorandumin shpjegues të ligjit, shkruan oranews.al.Me kërcënime të mundshme, shteti i Serbisë i referohet asaj që e konsideruar shpesh si rrezik që i vjen nga “rrethi i NATO-s”, pra që rrethohet nga shtete anëtare në aleancën e fuqishme.