Ministri i Drejtësisë i Republikës Çeke, Pavel Blazhek, dha dorëheqjen nga posti i tij për shkak të një skandali të lidhur me valutën digjitale bitcoin, raporton AP, transmeton Klan Kosova.
Ai u kritikua ashpër nga opozita pasi ministria e tij pranoi një donacion me bitcoine dhe i shiti ato për rreth 1 miliard koruna çeke (më shumë se 41 milionë euro) në fillim të këtij viti.
Blazhek tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë shkeljeje, por nuk donte që qeveria e koalicionit katërpartiak e udhëhequr nga kryeministri Petr Fiala të dëmtohej nga skandali. Fiala tha se e vlerësonte dorëheqjen e tij dhe besonte se Blazhek veproi me vullnet të mirë.
Ai ishte aleat i ngushtë i Fialës në qeveri, dhe gjithashtu në Partinë e tij konservatore Qytetare Demokratike. Nuk dihet se kush mund ta zëvendësojë atë.
Çështja u përqendrua në faktin se bitcoinët iu dhuruan ministrisë nga një person i dënuar më parë për trafik droge dhe krime të tjera. Opozita e ka akuzuar Blazhekun për pastrim të mundshëm parash, sepse nuk ishte e qartë se nga vinin bitcoinët. Gjithashtu nuk ishte e qartë pse personi i dhuroi bitcoinët ministrisë.
Çështja është hetuar nga njësia e policisë kundër krimit të organizuar. Skandali ndodhi vetëm disa muaj para zgjedhjeve parlamentare të tetorit.



Të tjera
Efektet anësore të punës në zyrë
Gabimet që nuk duhet t’i bëni në Instagram
E verdha e vezës, magjike për të rinuar lëkurën