Me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot në Kosovë ka mbërritur ministri i Jashtëm i Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.
Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, Ministri Kombo do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nën udhëheqjen e presidentes Osmani.
Pjesëmarrja e përfaqësuesit të lartë nga Tanzania konsiderohet si një dëshmi e mbështetjes ndërkombëtare për angazhimet e Kosovës në fushën e të drejtave të grave dhe paqes globale. /Telegrafi/



Të tjera
Osmani organizon pritje festive për mërgatën
30 gjëra që duhet t’i dini para moshës 30 vjeç
LVV do të ketë mbi 50% të votave, gara është për vendin e dytë