Retorika e vendeve që kufizohen me Kroacinë, të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian ose të NATO-s dhe as nuk duan të jenë, është “shqetësuese”.
Kështu, siç raportojnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, ka thënë në Zagreb, ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, duke e vënë theksin në Serbinë, e cila tha se tani ka “sisteme ofensive” serioze.
“Retorika e vazhdueshme nga këto vende është shqetësuese. Sipas informacionit që kemi, Serbia aktualisht ka sisteme sulmuese serioze që janë jashtëzakonisht komplekse, të shtrenjta dhe kanë qenë në proces blerjeje për katër, pesë ose gjashtë vjet”, citohet të ketë thënë Anushiq në një konferencë mbi industrinë evropiane të mbrojtjes në Zagreb.



Të tjera
Enis Kervan emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes
Nëse VV dhe PDK vendosin të ketë garë për presidentin, atëherë shkojmë në zgjedhje
Reali ka një përparësi të madhe në garën për sigurimin e nënshkrimit të yllit gjerman