Blerim Sallahu, ushtrues i detyrës së ministrit të Drejtësisë ka njoftuar se sot ka nënshkruar Projekt-Kodin e Etikës për Ekspertët Gjyqësorë, përcjell KosovaPost.
Sipas Sallahut, ky Kod përcakton parimet dhe rregullat që rregullojnë sjelljen profesionale të ekspertëve gjyqësorë gjatë kryerjes së ekspertizave në fushat përkatëse, me synim forcimin e ligjshmërisë, pavarësisë, paanshmërisë dhe besueshmërisë së ekspertizës gjyqësore.
Ai theksoi se përkushtimi për ngritjen e profesionalizmit dhe standardeve etike në sistemin e drejtësisë do të vazhdojë edhe më fuqishëm në mandatin e ardhshëm.



Të tjera
Dalin në shitje biletat për ndeshjen e Kosovës më 31 mars ndaj Turqisë ose Rumanisë
Këshilla për femrat, si ta merrni veten pas një nate feste
Ndërhyrja e NATO-s, përgjigje ndaj gjenocidit