Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, gjatë takimit, ato diskutuan për aspekte që kanë të bëjnë me proceset gjyqësore publike.
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK, kanë njoftuar se kryetarja e DHSK-së ka qëndruar në Prishtinë këtë javë për t’u takuar me palët e interesuara, mes të cilave me përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, për t’u dhënë informacion publik në lidhje me mandatin, administrimin dhe aktivitetet aktuale të Gjykatës.



Të tjera
Gjërat që nuk duhet t’i thoni në punë
Si ta ulni temperaturën pa përdorur ilaçe
Kaq ujë duhet të pini nëse dëshironi të dobësoheni