Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se është marrë vendim për ndalimin e rreptë të çdo aktiviteti ndërtimor pa leje brenda Parqeve Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri” në Kosovë, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se vendimi ndalon qarkullimin e të gjitha mjeteve të transportit që bartin material ndërtimor, mjeteve të rënda të punës dhe makinerive të specializuara për ndërtim brenda zonave të Parqeve Kombëtare në Republikën e Kosovës, pa leje apo autorizim të posaçëm të lëshuar nga MMPH.
Sipas saj, ky është hapi i parë në përpjekjen për rikthimin e ligjshmërisë dhe rendit në zonat e mbrojtura, duke theksuar se parqet kombëtare janë pasuri e përbashkët që duhet të ruhen.
Ajo ka shtuar se MMPH, në bashkëpunim me institucionet relevante, do të kujdeset për zbatimin e plotë të këtij vendimi.



Të tjera
Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”
Qasje destruktive nga opozita – njëjtë si vitin e kaluar
Verën e kuqe e kemi pirë gabimisht, ja se si pihet