Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës do të mbesin të njëjta edhe për ditën 07.04.2026, sikurse në ditën paraprake.
Sipas vendimit të datës 05.04.2026 për caktimin e çmimit maksimal, për ditën 07.04.2026 çmimet maksimale të lejuara janë:
Dizel: 1.88 euro për litër
Benzinë: 1.46 euro për litër
Gas: 0.74 euro për litër
“MINTI u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që ta zbatojnë me përpikëri vendimin e marrë nga ministrja Mimoza Kusari-Lila, me qëllim të garantimit të një tregu funksional dhe të qëndrueshëm, në shërbim të interesit të konsumatorëve”, thuhet



Të tjera
A duhet të rikthehet Vjosa Osmani në LDK?-flet Isa Mustafa
15 ushqimet më të dëmshme për stomakun tuaj
Reali proteston për një karton të kuq që konsideron që s’u dha mbrëmë