Kërkesa nga miqtë ndërkombëtarë që Kuvendi ta vazhdojë punën është njëra ndër arsyet që kryeparlamentari Dimal Basha thotë se ka konstituuar Kuvendin.
Para gazetarëve ai tha se të shtunën ka konstituuar Kuvendin duke vlerësuar se nuk duhet të bllokohet shteti për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari.
“S’ka logjikë të bllokohet Kuvendi i Republikës për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari. I kemi pesë anëtarë në Kryesi. Të vazhdojë rrjedhja e afatit për caktimin e mandatarit dhe të kemi institucione funksionale siç na presin qytetarët. Kemi edhe trysni dhe kërkesa nga miqtë ndërkombëtarët që të vazhdojë puna e Kuvendit”, ka thënë ai.
Të tjera
Dashuria e mësuesve është po aq e rëndësishme sa ajo e prindërve
Ak*sident mes tri veturave në Prishtinë, lë*ndohet një person
Uji nga Liqeni i Badocit nuk duhet të përdoret për pije