Në teatrin “Petro Marko” u zhvillua ceremonia e dekorimit me titullin e lartë “Qytetar Nderi i Vlorës”, ku u nderuan dy figura të shquara të vendit, znj. Mira Murati dhe z. Josif Gjipali.
Në fjalën e saj përshëndetëse, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Vlorës, znj. Elpiniqi Mërkuri, vlerësoi kontributin e dy personaliteteve në fushat përkatëse të shkencës, teknologjisë dhe artit, duke theksuar se ky është një vlerësim që përfaqëson mirënjohjen e qytetit për bijtë e tij më të dalluar.
Vlerësime për dy figurat e nderuara kanë dhënë edhe veteranët e ekipit legjendar të Flamurtarit, Kreshnik Çipi dhe Vasil Ruci, të cilët janë gjithashtu iniciatorë të këtij vlerësimi, duke theksuar rëndësinë e njohjes së kontributit të personaliteteve që kanë bërë krenar emrin e Vlorës në Shqipëri dhe në botë.
Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, në prani të përfaqësuesve të pushtetit vendor, personaliteteve të artit dhe kulturës, si dhe qytetarëve vlonjatë që duartrokitën gjatë nderimit të dy figurave të spikatura.
/Euronews Albania/
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit