Fillim të mbarë të javës dhe hap të rëndësishëm e ka vlerësuar kryeparlamentarja Albulena Haxhiu miratimin në lexim të parë të Buxhetit për vitin 2026, në vlerë prej 4 miliardë eurosh nga Kuvendi i Kosovës, përcjell KosovaPost.
“Ky është një hap i rëndësishëm, pasi i hap rrugë leximit të dytë dhe realizimit të shërbimeve dhe projekteve që ky buxhet mbështet. Siç u theksua edhe gjatë debatit parlamentar, këto projekte synojnë të forcojnë sigurinë dhe të rrisin mirëqenien e qytetarëve të Republikës. Faleminderit deputetëve për angazhimin, kontributin në debat dhe votën e dhënë në këtë seancë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Deputetët vendosën që leximi i dytë i buxhetit të mbahet të premten, në orën 11:00.



Të tjera
“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i vendosen rrethojat e burgut të Gjykatës Speciale: Kosova e burgosur!
Pse nuk duhet të dashuroheni në kolegun
“Me ata që kanë qëndruar pranë Kosovës”, Enver Hoxhaj nga Mynihu për aleancat ndërkombëtare