Gjykata Speciale në Hagë e ka miratuar një kërkesë të Mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi lidhur me dëshminë e Wesley Clark, ish-komandantit suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, i cili pritet të dëshmojë në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për dëshminë e Clark, Specialis njoftoi se do të japë një ditë shtesë, siç u kërkua.
“Pasi u informua se kjo dëshmi mund të fillojë vetëm më 18 nëntor pasdite, dhe pas shqyrtimit të kohës së nevojshme të vlerësuar nga palët, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Mbrojtjes për të rezervuar një ditë shtesë për seancë, më 21 nëntor, për të përmbyllur dëshminë”, thuhet në njoftim.
Trupi Gjykues konsideroi se “kjo ditë shtesë ishte rezervuar për të përmbyllur në mënyrë të shpejtë dhe të efektshme paraqitjen e argumenteve nga Mbrojtja”, por ka kërkuar që palët “të përpiqen ta përmbyllin dëshminë më herët, nëse është e mundshme”.
Gjithashu, këtë javë nuk do të zhvillohen seancat e planifikuara në Gjykatën Speciale në Hagë.
Anulimi i sesioneve u bë për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.
Hill, së bashku me një dëshmitar tjetër paraprakisht, pritet të dëshmojnë në javën që nis më 10 nëntor.



Të tjera
Nisin hetimet për email-et e rreme që po dërgohen në emër të Policisë
5 hapa të thjeshtë për t’u ndier të lumtur
Polonia dhe Rumania do të vendosin sistem të ri mbrojtës ndaj dronëve rusë