Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur pasi Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Shërbimet e Pagesave.
Murati tha që kjo e hap rrugën për integrimin e sistemit financiar të Kosovës në zonën SEPA.
“Sot në Qeveri miratuam Projektligjin për Shërbimet e Pagesave përmes së cilit do të hapet rruga e integrimit të sistemit tonë financiar me zonën SEPA (Single Euro Payments Area)”, ka shkruar Murati në Facebook.
“Me integrim në SEPA, bizneset dhe qytetarët tanë parashihet të kursejnë rreth 50 milionë euro në vit nga tarifat e transfereve”.



Të tjera
Sekuestrohet he*roinë, arr*estohen tre persona
Kurti kërkon ngritjen e statusit të Kosovës në Organizatën e Frankofonisë
Tr@gjedi në Gjermani, vd@es 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja