Deputetja e rizgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në dorëheqje Albin Kurti, i cili faëjsoi sot PDK, LDK dhe AAK për mos konsitutimin e Kuvendit.
Musliu në një postim në Facebook, i është drejtuar Kurtit duke i thënë se “për pesë vjet rresht e kemi parë se si qeverisni ju. E kemi parë edhe kush la nam sikurse e kemi parë edhe kush i ka sulmuar institucionet. Të gjitha mbaj me shnet vet”.
Musliu ka theksuar se aleancat nuk krijohen përmes arrogancës dhe përbaltjes së të tjerëve, por përmes respektit për njerëzit të cilët i ke përballë.
“Mirë se erdhe në realitet, Bini. Pra, që ta kuptosh njëherë e mirë: Kur dikush është kundër teje nuk nënkupton që është edhe kundër Kosovës. Është thjeshtë kundër teje sepse ti je faqja e zezë”, shkroi Musliu. /Telegrafi/



Të tjera
Rëndësia e farave të zeza kundër sëmundjeve të mushkërive
Ky zakon në dhomën e gjumit mund të shkatërrojë marrëdhënien e një qifti
Gjumi tek adoleshentët, çështje që duhet të jetë primare për prindërit e tyre