Miss Univers Albania, Françeska Rustem ndau me pulikun shumë prej emocioneve që i kanë falur pasarelat, garat e bukurisë, por njëkohësisht rrëfeu edhe për momentet e vështira me të cilat është përballur për shkak të bullizmit.
Ende kur ishte e vogël, ajo tregon që i ka pasur vetullat të bashkuara dhe për këtë të gjithë e tallnin: “Isha akoma në 9-vjeçare, vetullat i kam pasur të bashkuara, gjithmonë më kanë tallur për vetullat, për mënyrën si vishesha” – tregon ajo duke shtuar se, pavarësisht të gjithave, familjen e ka pasur gjithmonë mbështetje.
E pyetur nëse kushton sot të jesh e bukur, ajo thotë se më shumë kushton të jesh grua: “Mendoj se kushton të jesh grua. Nëse je e bukur, nëse kërkon diçka nga vetja, nga synimet që i vendos vetes, kjo kushton më shumë”.



Të tjera
Për një gjumë të mirë dhe të rehatshëm zbatoni këto truke
Nëse Kosova preket, preket edhe Shqipëria
Ankaraja kundërshton çdo plan që synon të provokojë luftë civile në Iran