Skuadra e femrave e Mitrovicës është eliminuar nga Champions League në fazën kualifikuese, pas një humbje 1-3 ndaj Cliftonville nga Irlanda e Veriut, në një ndeshje dramatike që është vendosur pas kohës shtesë.
Mitrovica e ka nisur mirë takimin dhe ka kaluar në epërsi në minutën e dyzet e pestë me golin e Mulliqit, por kundërshtaret kanë barazuar rezultatin në minutën e tetëdhjetë e katërt me anë të Devine. Ndeshja ka përfunduar 1-1 në kohën e rregullt, duke çuar ndeshjen në vazhdime.
Në pjesën shtesë, Devine ka vazhduar protagonizmin, duke shënuar edhe dy herë të tjera në minutat 100 dhe 113, duke e kompletuar “hat-trick” për t’i siguruar Cliftonville kualifikimin./rtk
Të tjera
Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025
Petar Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon su*lmin iz*raelit ndaj Katarit