Mitrovicë e Jugut, pl@goset një person nga të shtënat me ar*më

Mitrovicë e Jugut, pl@goset një person nga të shtënat me ar*më

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sonte në Mitrovicë të Jugut, ku si pasojë është plagosur një person dhe janë arrestuar dy të dyshuar.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 19:26 është pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “UÇK”-së. Nga hetimet fillestare, bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për KosovaPress, se njësitet relevante policore janë duke zhvilluar hetime intensive për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore,” ka deklaruar Zahiti./kp