Pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve, ka reaguar ashpër ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, i cili ka komentuar zhvillimet politike dhe performancën e partive kryesore në garë.
Në një reagim public në Facebook, Salihaj ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje është drejt sigurimit të mbi 50 për qind të votave, ndërsa ka kritikuar rëndë rënien e LDK-së, duke ia atribuar humbjen udhëheqjes aktuale dhe veçanërisht kryetarit Lumir Abdixhiku, për të cilin ka kërkuar dorëheqje të menjëhershme, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Rezultatet paraprake nga numërimi i votave po e japin një pasqyrë të qartë të rezultatit të këtyre zgjedhjeve:
-PDK po e ruan 20 %,
-AAK po e kalon pragun, ndonëse ende nuk është e sigurtë,
-Nisma po del përfundimisht nga skena politike e Kosovës.
Faturën më të lartë e pagoi LDK-ja. Gjithë ajo retorikë dhe ato qëndrime të theksuara, shumë të gabueshme, proserbe të zyrtarëve të lartë të LDK-së, gjithë ajo mendjemadhësi, arrogancë, narcisiozëm, gjithë ai qëndrim bllokues i Lumir Abdigjikut, nuk kishte si të përfundonte ndryshe, pos në këtë mënyrë. Gjithë ato figura të zbrazëta që i solli Lumiri, pa asnjë meritë, në organet më të larta të partisë, i sollën këto pasoja. Lumiri pat krijuar një strukturë militantësh injorantë personalë, servilë të tij, të cilët angazhoheshin ditë e natë të shanin e fyenin ata që donin t’ia hapnin sytë LDK-së. Kot mundohet njeriu t’i zgjojë njerëzit dhe t’u tregoj të vërtetën. Ta marrin për armiqësi. Por, gjithmonë, vjen një moment dhe njerëzit zgjohen nga iluzioni dhe ballafaqohen me realitetin. E, realiteti është ky, i hidhuri për të gjithë ne.
Mendoj se Lumir Abdigjiku, me krejt strukturën e kotë e të pamerituar, që e ka sjellë në LDK në këtë gjendje, qysh nesër duhet të japë dorëheqje dhe të kërkojë falje për gjithë dëmin e madh që ia shkaktoi partisë, por edhe Kosovës, sepse e dëmtoi një aset shumë të çmueshëm politik të Kosovës. Antirugovizmi, antiinstitucionalizmi dhe proserbizmi kurrë nuk kanë qenë dhe nuk duhet të jenë parime të LDK-së.
Mjaft është mjaft



Të tjera
Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit
KQZ shpall rezultatet preliminare, LVV fituese e zgjedhjeve
7 ushqimet që duhet t’i konsumoni kur ndiheni të lodhur