Pas deklaratave të fundit të presidentit amerikan, ku tha se SHBA-së i duhet Grenlanda, ka reaguar të hënën kryeministri i Grenlandës i cili e ka quajtur retorikën e Trump “krejtësisht të papranueshme” dhe “mungesë respekti”.
Jens-Frederik Nielsen tha në rrjetet sociale se, “retorika aktuale dhe e përsëritur nga Shtetet e Bashkuara është plotësisht e papranueshme. Kur presidenti amerikan flet për ‘nevojën për Grenlandën’ dhe na lidh me Venezuelën dhe ndërhyrjen ushtarake, kjo nuk është thjesht e gabuar. Është mungesë respekti”.
Dukë thënë se ai është i vetëdijshëm për pozitën strategjike të Grenlandës dhe se vendi është pjesë e NATO-së, ai vuri në dukje se “kërcënimet, presioni dhe bisedat për aneksim nuk kanë vend midis miqve”.
“Vendi ynë nuk është objekt në retorikën e fuqive të mëdha. Ne jemi një popull. Një vend. Një demokraci. Kjo duhet të respektohet – veçanërisht nga miqtë e ngushtë dhe besnikë”, theksoi Nielsen dhe shtoi: “Mjaft më. Mjaft më me presion. Mjaft me insinuata. Mjaft me fantazi aneksimi.”
Nga ana e Danimarkës, kryeministrja daneze Mette Frederiksen i kërkoi SHBA-së në një deklaratë të “ndalojë kërcënimet” kundër një “aleati historikisht të ngushtë” dhe kundër një vendi dhe një populli tjetër “që e kanë bërë shumë të qartë se nuk janë në shitje”.
Mbështetje për sovranitetin e Grenlandës kanë dhënë edhe një pjesë e vendeve nordike dhe baltike, duke i dhënë të drejt vendit që të vetvendosë për të ardhmen e tij.
Trump tha të dielën se SHBA-ja ka nevojë për Groenlandën për arsye sigurie kombëtare, duke përmendur atë që ai e përshkroi si një prani në rritje ruse dhe kineze rreth vendit ishullor me vendndodhje strategjike.



Të tjera
A ndihmon konsumimi i vezëve në humbje të peshës?
Mjaltë dhe shafran, s’do të keni nevojë për antibiotikë
Lëngjet që kanë Vitaminë C dhe benefitet e saj