“Mjaft me presionin!” – Silvinjo u kthehet kritikëve: Shqipëria po bën histori

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, duket se priste vetëm lëvdata në përfundimin e ndeshjes ndaj Andorrës dhe është çuditur paksa kur është pyetur për mangësitë e problemet që shfaqi Shqipëria në këtë ndeshje që çoi në play-off.

“A mund të bëheshin ndryshimet më parë? Jo, mendoj se jo.

Broja? Kam bërë tani një mbledhje të vogël, me stafin, ishte ditë e vështirë. Më kujtohej Moldavia, kemi thënë që kjo është një skuadër e vështirë. Anglia i ka mundur 1-0, Letonia barazoi, Serbia në 45 minuta ishte 1-1.

Ne duhet t’i respektojmë, ne po rritemi, po bëjmë mirë. Por nuk jemi Gjermania që shkon e fiton 6-0.

Mungesa e lojës? Unë mendoj se duhet të festojë i gjithë vendi, absolutisht, nuk ka ndodhur kurrë. Në këtë moment për 3 milionë shqiptarë në shtëpi, apo 6 apo 9 jashtë, duhet të festojnë.

Pres telefonatën e Salihit i cili është gjithmonë mes nesh. Tifozët meritojnë gjithçka, hera e parë, shumë e bukur. Punohet për ata, kur del në rrugë në Tiranë e të thonë faleminderit për punën. Unë dua të falënderoj. Kemi humbur vetëm ndeshjen në Angli në Londër, nuk mendoj se është pak.

Nuk e di nëse ndokush ka kursyer energji, unë me të gjithë lojtarët kemi bërë 100%. Nuk e di nëse ndonjëri nuk është i kënaqur, por të humbësh vetëm një ndeshje, të arrish play-off me një ndeshje para fundit, nëse ndonjë nuk është i kënaqur, nuk e di, nuk është problem për mua.

Rivalë në play-off? Unë e kam thënë që nuk e mendoja play off, nuk e di kush ishim.

Tuci hyri se kishim nevojë për mbajtje topi. Ai mori 3-4 faulle, bëri sponda. Ndaj ishte ndryshimi, jam krenar për të gjithë”, tha Silvinjo për “SuperSport” pas ndeshjes.