Mjeku Edmond Gashi nuk i ka lënë mënjanë skandalet. Pas u kap duke abuzuar me pacientët me kancer, duke i mohuar të drejtën e shërbimit në shtet, pas vrapit që bëri në Gjykatën e Tiranës, ka thyer edhe masën e sigurisë. Ai duhet të ndodhej në banës, për shkak se ishte në “arrest shtëpie”, por nuk e ka respektuar këtë masë dhe ka dalë pasditen e djeshme në lokal.
Në ndihmë të tij ka ardhur edhe miku i mjekut, që ka fshirë pamjet filmike të lokalit ku Edmond Gashi ka qëndruar. Ndaj tij tashmë rëndon përveç akuzës për “shpërdorim detyre”, edhe penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar shtetasi E. G”, njofton policia.



Të tjera
IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sistemit energjetik
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy dëshmorëve