Ilir Mirena ka publikuar një foto të Albin Kurti, duke e cilësuar atë si ‘gjyhan’.
E ndaj, kësaj foto ka reaguar Saranda Bogujevci, për të cilën ka thënë se fotoja është bërë në ditën e përkujtimit të masakrës së familjes së saj, përcjell KosovaPost.
E ashpër ndaj Ilir Mirenës, ajo e ka quajtur “mjeran”, duke e akuzuar për mungesë respekti.
Ajo theksoi se askush nga “shefat e tij” nuk kishte hapur derën për familjet e viktimave, duke e cilësuar këtë sjellje si turpëruese dhe të pandjeshme.
Reagimi i plotë:
Mjeran, Ilir Mirena. Kjo foto është bë në ditën e përkujtimit të masakrës së familjes sime, në një ditë kur asnjëri nga shefat e tu nuk e ka hapur derën – as për ne, as për të tjerët. Mjerim që jetojmë dhe marrim frymë në të njëjtin ajër me mjeranë si ti.
Nuk keni as kufij, as turp për asgjë. Keni mbetur veç të mjerë.
Të tjera
Çdo ditë lu*fte në Kosovë ishte e tm*errshme
Ligji i barazisë gjinore ndez debat në Shqipëri: Aleanca LGBTI mbështet ndryshimet
BE propozon “sanksione tregtare” kundër Izraelit për shkak të luftës në Gaza