Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka marrë vendim për nisjen e procesit për rikthimin e rrjedhës së lirë natyrore të lumenjve në Kosovë, përcjell KosovaPost.
Ajo ka theksuuar se vendimi synon identifikimin dhe largimin gradual të pengesave të vjetruara në shtretërit e lumenjve, përfshirë diga të vogla, pragje dhe struktura të tjera artificiale që janë jashtë funksionit dhe dëmtojnë ekosistemin ujor.
“Përmes këtij vendimi synojmë të përmirësojmë cilësinë e ujit, të rikthejmë migrimin natyror të faunës ujore dhe të zvogëlojmë rreziqet nga përmbytjet që shkaktohen nga bllokimi i mbeturinave dhe drunjve gjatë prurjeve të mëdha,” ka shkruar Pacolli në rrjetet sociale.
Ministrja ka theksuar se lumenjtë e lirë janë më të shëndetshëm për natyrën dhe më të sigurtë për qytetarët.



Të tjera
Burrat më të gatshëm për divorc pas tradhtisë
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-it për FSK-në
Kreu i OKB-së nis një “udhëtim solidariteti të Ramazanit” në Turqi