Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka uruar Kosovën për konstituimin e Kuvendit, dhe kryetaren e sapo zgjedhur të këtij institucioni, Albulena Haxhiut.
Ai është shprehur se Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës.
“Punime të mbara Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën X! Urime, znj. Albulena Haxhiu, për zgjedhjen Kryetare e Kuvendit! Shqipëria do të vijojë të qëndrojë pranë Kosovës, në mbështetje të institucioneve demokratike të saj dhe rrugëtimit Euroatlantik!”, ka shkruar Begaj.
The post Presidenti shqiptar uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si Kryetare të Kuvendit appeared first on GazetaBlic.



Të tjera
“Juriste i thotë vetit”, Hasani për Osmanin: Kur u bë Ohri e Brukseli e kishte detyrë t’i shihte dispozitat që prekin çështjen e sovranitetit
Albin Kurti arrin në sallën e Kuvendit
I plagosuri në Mitrovicë u gjuajt me katër plumba, Policia arreston dy persona