I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Molliqaj ka folur zgjedhjet, rezultatet, opozitën, të ardhmen politike të Kosovës e PSD-së etj.
Ai tha se opozita nuk i ka humbur zgjedhjet në dhjetor 2025 por se i ka humbur zgjedhjet në vitin 2021 kur të njëjtit sipas Molliqajt kanë vendosur të zgjedhiin Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqin.
“Për mua opozita nuk i ka humbur zgjedhjet në dhjetor 2025, për mua opzoita i ka humbur zgjedhjet në vitin 2021 kur ka vendos me zgjedh Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqin, jo për emrat dhe personalitetet, por për arsyet. Prej atij momenti kur këta kanë vendos që mënyra se si me rrit partitë e tyre është duke i’a rrëzu argumentet Vetëvendosjes, e kundërta ishte dashur të ndodhë, këta ishte dashtë me ndërtu qasje të cilat Vetëvendosja ishte dashtë me pretendu me i rrëzu prej pushtetit, këta vendosën të kundërtën. Kur vendosën kështu praktikisht i binte, po e bëjmë Lumirin dhe Memlin, sepse ‘s’ka çfarë na thotë votuesi i Vetëvendosjes më, ua heqim argumentet s’janë ata të vjetrit, s’janë ata që kanë vjedhë…Xhavit Haliti, Agim Veliu që për mendimin tim ishte akuzë e padrejtë ndaj tyre dhe e paqëndrueshme politikisht. Prej atij momenti edhe sot që po flasim gjithçka që ndodh në partitë opozitare, në veçanti në PDK dhe LDK, është duke iu përgjigjur akuzave të Vetëvendosjes. Psh e fundit ishte ‘Bedria është kandidat për Kryeministër por nuk është kryetar…..dhe këta menduan se veç edhe kjo na duhet ne, prej shkurtit në dhejtor krejt çfarë na duhet është me e ba Bedrinë kryetar të PDK-së dhe PDK-ja i arrin rezultatet e paarritura ndonjëherë’. Kjo ishte akuza e Vetëvendosjes nuk ishte kërkesë e askujt”
Molliqaj tha se opozita nuk ka ide politike, dhe se çështja nuk është luftë e gjeneratave por lufta e ideve.
‘S’ka asnjë lidhje në asnjë vend të botës kur gjeneratat janë ndërru pa u ndërru idetë, opozita s’ka ide politike. Krejt çfarë reduktohet opozita është me iu përgjigj akuzave që Vetëvendosja ua bën atyre. Pra, s’ka rëndësi a ka të drejtë apo jo Vetëvendosja në një akuzë, s’duhet të merret kështu, ndoshta në ndonjë akuzë që ka patur për opozitën ka patur të drejtë, por nuk është aty. Çështja nuk është luftë e gjeneratave, çështja është luftë e ideve. Në politikë ka luftë të ideve s’ka gjeneratë. Shpesh ka ndodh që gjeneratat e reja kanë ardhë me ide të reja dhe pastaj kjo u bë lidhje e shkurt që ‘çdo i ri e ka një ide të re’. Praktikisht këta s’kanë ide të re, këta i përgjigjen veç idesë së Vetëvendosjes. Prandaj unë e bëj një pyetje kudo që shkoj …..’Nëse dikush din të më tregojë ku është dallimi mes Enver Hoxhajt, Bedri Hamzës, Memli Krasniqit, Uran Ismailit, Avdullah Hotit, Hykmete Bajramit dhe Lumir Abdixhikut, përveç personaliteteve që i kanë dhe që janë parti të ndryshme…. ku dallojnë në politikë si ide dhe ku dallojnë në qasjen që e kanë patur këto 5 vjet….. askund. Asnjë gjë dallim se kanë, pra nëse s’ke dallim me ide ‘badiva’ ke dallim në personalitete. Çfarë po i ndodh Kosovës në këtë rrafsh ideo-politik është ‘shtërpësi’ totale e ideve, dmth nuk flet kush më për ide, nuk flet kush më për tregime. Në shkurt e akuzonin Albinin për shpërndarjen që bënte të shtesave të fëmijëve, pensioneve, studentëve etj, në dhjetor u shëndërruan në një varinat tjetër të Vetëvendosjes ku Albini thoshte paga mesatare 500 euro këta thonin 700 euro, ai thonte psh pensioni 250 euro këta thonin 500, e theksuan shumë” tha Molliqaj në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.
Video e plotë:



Të tjera
Molliqaj: Në qeverisjen Kurti është rritur kostoja e jetës, përfituesit më të mëdhenj janë bizneset e marketeve, nafta, rryma dhe bankat
Shtëpia e Bardhë ndan pamje dhe foto nga nënshkrimi i kartës së Bordit të Paqes, në sfond edhe Osmani
Mishi nuk është i mirë për veshkët