Molliqaj: Partitë opozitare përsëri duke vjedhë vota, kështu i shërbejnë veç Albin Kurtit dhe pushtetit të tij

Molliqaj: Partitë opozitare përsëri duke vjedhë vota, kështu i shërbejnë veç Albin Kurtit dhe pushtetit të tij

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit lidhur me procesin zgjedhor, duke drejtuar gishtin nga partitë opozitare për manipulim të votave.

Në një postim të tij, Molliqaj ka shënjestruar në mënyrë specifike Partinë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se kjo parti tashmë ka “thyer rekordin” për sa i përket tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve brenda llojit të vet.

“Prapë vjedhje të votës nga opozita. Tash PDK theu rekordin. Pa ide e pa kauzë politike, po ju mbetet veç të manipulojnë votat. Kështu s’fitohen zgjedhjet, vetëm forcohet pushteti.”