I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Molliqaj ka folur në lidhje me mundësinë e ringritjes së opozitës.
Ai potencoi se opozita, në mënyrën mekanike si e shohin tani, s’kanë asnjë mundësi.
Sipas Molliqajt, opozita i ka veç edhe dy momente, zgjedhjet e brendshme dhe a ja bëjnë koorumin Albin Kurtit për Presidentin.
Ai tha se gabimi më fatal i ardhshëm i tyre do të jetë nëse ja bëjnë koorumin për zgjedhjen e Presidentit, Albin Kurtit.
“Në mënyrën mekanike si këta e shohin, asnjë shancë nuk ka. Unë i kam dëgju shpjegimet e tyre, këta mendojnë thojnë na kanë ik votuesit, kanë me na u kthy votuesit thua ti që votuesi ‘hipën në autobuz e shkon në Gjermani, punon sa punon dhe kthehet sërish’, bukfalisht kjo është logjika. Nuk kthehet votuesi, votuesi bashkohet në një ide, mundet me qenë votues deri dje i Vetëvendosjes, mundet mos me votu hiq, i ri që voton për herë të parë që të ka votu ose jo. Votuesi bashkohet rreth çështjes kauzave dhe ideve. Këta që mendojnë me njëfarë nostalgjie jo ka me u kthy LDK-ja, jo PDK-ja ku e meriton, këto janë tregime jo-politike. Me çfarë unë po shoh, pas rezultatit opozita i ka veç edhe dy momente…zgjedhjet e brendshme të tyre dhe a ja bëjnë koorumin Albin Kurtit për Presidentin. Pas këtij momenti, opozita do të jetë totalisht pasive dhe irrelevante opozita e djeshme. Gabimi më fatal i ardhshëm do të jetë nëse ja bëjnë koorumin për zgjedhjen e Presidentit për dy arsye madhor, cilindo, çfarëdo figure qoftë ajo sepse do t’i shërbejë Albin Kurtit për dy çështje që janë të rëndësisë jetike për me e shtri kontrollin në institucione që e kanë bë njëfarë balance. Gjykata Kushtetuese i ka dy gjyqtar të cilët siç e dini në fund edhe Presidentja i çertifikon. Njëjtë e rëndësishme është edhe Kryeprokurori. Ju e dini që Vjosa Osmani shërbimin më të madh, për mua nuk është data e zgjedhjeve, por Kryeprokurori i cili ka mandat shtatë vjeçar. Kryeprokurori nuk është zgjedh për shkak se Vjosa Osmani ka vendos me refuzu njëanshëm dhe Albin Kurti ka dalë në Kuvendin e Kosovës dhe ka thënë …’Ky person nuk ka me u bë Kryeprokuror’.
“Pra çfarë është roli i Presidentit të ardhshëm, dy pika i ka ai…’me ja zgjedh Kryeprokurorin sipas qejfit të Albinit që ai me marr organin e akuzës në dorë dhe e dyta ….ja me i qu do gjyqtarë të Kushtetueses që e dëgjojnë 100% pushtetin e Albin Kurtit, ja me e bë jo-funksionale Gjykatën Kushtetuese qoftë përmes mos-votimit në Kuvend të gjyqtarëve, qoftë përmes refuzimit nga Presidenti eventual. Prandaj përgjegjësi historike kanë me mbajt kushdo prej deputetëve që e bën, kjo nuk është shaka, sepse pushtetet autoritare kur e kapin plotësisht nën kontroll shtetin janë dy institucionet kryesore…’Gjykata Kushtetuese dhe kur e marrin organin e akuzës, Kryeprokurinë” tha Molliqaj në Blic Interview.
/Gazeta Blic/



Të tjera
Gashi: Qeverisja e Kurtit ndërtohet mbi një ndarje të thellë mes dukjes morale dhe praktikës reale të pushtetit
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan
Fëmijët në karroca më të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur