Shqipëria do të mirëpres Kampionatin Evropian të Snooker 2025 në Durrës, nën kujdesin e European Billiard & Snooker Association (EBSA) dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Bilardos dhe Snookerit.
Kështu bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se në këtë Kampionat marrin pjesë mbi 400 sportistë nga 38 vende evropiane, të cilët do të garojnë për dy javë radhazi në disiplinat 6 Red, Disability, Ëomen dhe Men Teams, transmeton Klankosova.tv.
“Ky kampionat shënon një tjetër moment të rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë si destinacion i sportit europian dhe për forcimin e rolit të vendit tonë në organizimin e aktiviteteve të nivelit ndërkombëtar”, ka shkruar Rama në Facebook.
Të tjera
Ka një arsye përse dhemb plaga e operacionit kur prishet moti
Fitoi një klasë e re politike
Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë