Rubin Kazani “flet” vetëm shqip këtë sezon në elitën e futbollit rus. Interesant është fakti se 4 golat në dy javët e para të kampionatit i kanë shënuar futbollistët shqiptarë, duke bërë “ligjin” në klubin rus.
Në dy ndeshjet e zhvilluara deri tani, Rubin Kazani ka arritur të sigurojë 4 pikë. Në javën e parë ndaj Akhmat Groznit ku Rubin fitoi me rezultatin 0-2, shënuan Shabanhaxhaj dhe Hoxha, ndërkohë që në përballjen e mbrëmjes së sotme ndaj Zenitit, golat u shënuan nga Hoxha dhe Daku.
Në duelin e radhës, skuadra e shqiptarëve do të përballet me Soçin e vendit të fundit, teksa ngelet të shihet me mjaft interes, nëse trendi i golave shqiptarë do të vijojë…



Të tjera
Mos i hani këto lloj patatesh të skuqura, mund t’iu helmojnë
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar