Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, ka qenë i pafat në minutën e 27-të në përballje me Luganon, në kuadër të elitës së futbollit zviceran.
Shaqiri rrallë e për madh i ngjan që të humb penalltinë, por kësaj radhe “fajtor” është portieri i kombëtares së Kosovës Amir Shaipi.
“Pesë minuta më vonë, ishte padyshim një prekje me dorë nga Bislimi i Luganos, dhe kështu FC Baselit iu akordua penallti.

Momenti kur portieri Amir Shaipi priti penalltinë e Xherdan Shaqirit
Për pesëmbëdhjetë minutat e fundit, FC Baseli dominoi qartë, por dështoi vazhdimisht të thyente mbrojtjen e fortë të Luganos”, shkruan mes të tjera media zvicerane”20 min”.
Skuadra e Luganos ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Baselit.
Portieri i Luganos, Amir Shaipi, është trim i ndeshjes.
Autor i golit: Behrens në minutën e 62-të.
Albian Ajeti u aktivizua nga minuta e 56-të për Baselin.
Shaipi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 86-të.



Të tjera
Albin Kurti shkon në Mitrovicën e Jugut për fitoren e Faton Pecit
Zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri, PS-ja kryeson në 4 bashki
Profesionet ku gratë kanë më shumë gjasa të tradhtojnë