Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova ka nisur me plot zhurmë e debate brenda shtëpisë.
Ndonëse ishte vetëm Prime i dytë, pati shumë momente interesante në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Në një moment, moderatori Alaudin Hamiti ka qenë i ashpër me aktorin e humorit Rezart Veleshnjën.

Ai u bë nervoz pasi banori gjatë gjithë kohës qëndronte në këmbë dhe nuk ulej në vendin e tij.
“Rezart çka po sillesh si karcyll herë lartë herë poshtë. Gjatë Prime-t duhet të jesh ulur o Rezart. Hajde ulu, nuk je kamarier i gjithë atyre. Ulu te vendi”, u shpreh ai.
Alaudini tutje vazhdoi: “Nuk ka kuptim asnjë bisedë që po e bëni në këtë formë. Nuk ju dëgjojmë nëse nuk pushoni. Rezart ulu në vend. Është rregull. Aty e ke vendin është disrespekt për produksionin dhe gjithë shikuesit që presin me ju pa dhe ti qëndron në këmbë. Ulu në kolltuk. Rri me një vend. Duro”.
Vullneti, Gresa, Rezarti, Aria, Besforti, Mevlani dhe Xheneta – janë konkurrentët e parë të nominuar për edicionin e ri.



Të tjera
Si të mbrohemi nga temperaturat e larta gjatë stinës së verës
Ballkani e Prishtina lëshojnë pikë të rëndësishme, Drita lidere e re
Gabimet që bëjmë me karikimin e pajisjeve