Tëvë1 ka siguruar ekskluzivisht videot e pa transmetuara deri më tani, ku shihet Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë, e cila është e para që reagoi ndaj grupit terrorist në sulmin e Banjskës.
Këto pamje tregojnë orët e para kur mbërrin autoblinda e këtij njësiti, e karshi tyre po qëndronin mbi 100 terroristët serbë.
Drejtoria e Njësive për Ndërhyrje të shpejtë nuk u ndal me kaq.
Shkëmbimin me armë zjarri në mënyrë profesionale dhe të sigurt e vazhduan edhe me të zbardhë dita, ku rreth pesë orë pa ndërprerë shkëmbyen zjarr me grupin terrorist.
Këtë e dëshmojnë edhe këto pamje ekskluzive, ku shihen nga një afërsi disa metërshe duke u zhvilluar luftimet mes Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë me anëtarët e grupit terrorist serbë.
Të tjera
Kurti mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të Qendrës Trajnuese Diakonie, në Mitrovicë
Ndalja e Dialgout Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët
Lista Serbe nis fushatën me himn të Serbisë dhe premtimin për “çlirim nga Kurti”