Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për vendimet e marra sot në mbledhjen e 269-të të Qeverisë së Kosovës, ku u miratuan gjithsej 23 pika.
Sipas tij, ndër vendimet kryesore janë ato që lidhen me zhvillimin e komunave dhe investimet në projekte publike. Në mesin e tyre përfshihen: shpronësimi për ndërtimin e Qendrës për Sport dhe Kulturë në Ferizaj; objekte edukativo-arsimore dhe sportive në Prizren; fusha futbolli dhe hapësira rekreative në Gjakovë; rehabilitimi dhe asfaltimi i rrugës në Mushtisht, që lidh Suharekën me Shtërpcën; ndërtimi i rrugës Korishë–Kabash me dalje në rrugën rajonale.
Gjithashtu është finalizuar procesi i shpronësimit për ndërtesat e banimit social në Podujevë me 133 njësi, projektin “FLOWS” në Gjilan për furnizim të qëndrueshëm me ujë, si dhe për ndërtimin e qarkores së jashtme të këtij qyteti.
Qevria ndau gjithashtu 2 milionë euro për subvencionimin e teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2025/26 dhe 3 milionë euro për rehabilitimin e rrugëve rajonale.



Të tjera
Thuaji lamtumirë celulitit me këtë scrub natyral me kafe
Pse s’duhet të mbajmë sekrete?
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuarit në VV pas numërimit të rreth 90 përqind të votave