Në pankarta, ai ka shprehur mesazhe të drejtpërdrejta ndaj deputetëve dhe klasës politike. Në njërën prej tyre shkruhet: “Mos na tregoni përralla me Simiça, me Rašića e me arusha. Zhbllokone Kuvendin nisjani punës!”. Ndërsa një pankartë tjetër, e shkruar në gjuhën serbe, përmban mesazhin: “Branislave, želim ti brz i srećan oporavak” (Branislav, të uroj shërim të shpejtë dhe të lumtur).
Ky veprim simbolik vjen si reagim qytetar ndaj ngërçit politik që ka krijuar vonesa të gjata në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ngritur shqetësimin se mungesa e funksionalizimit po dëmton jetën institucionale dhe proceset demokratike në vend.



Të tjera
Në përfaqësitë diplomatike lejohet identifikimi për votim me dokumente të skaduara të vlefshmërisë të Republikës së Kosovës
Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati besim
Më shumë para në fund të muajit për punëtorë