Policia në Mitrovicën e Jugut ka nisur një fushatë vetëdijesimi për rrezikun e tejkalimit në vijë të plotë, duke shpërndarë fletushka informuese dhe duke përdorur dronë për të identifikuar shkelësit e rregullave të trafikut, transmeton KosovaPost.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, thote se në vazhdimësi është duke ndërmarrë masa për të ngritur sigurinë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve në trafik.
Me qëllim të sensibilizimit të shoferëve për rreziqet e tejkalimit në vijë të plotë, policia në Mitrovicë po realizon fushatën me moton “Mos tejkalo në vijë të plotë”.
“Kjo fushatë, në fokus ka vetëdijesimin e shoferëve për rrezikun qe paraqet tejkalimi në vijë të plotë pasi që një veprim i tillë rrezikon drejtpërdrejt shoferin që ndërmerr një veprim të tillë por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik duke rrezikuar shkaktimin e aksidenteve me pasoja të rënda”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të fushatës, zyrtarët policorë në tërë rajonin e Mitrovicës së Jugut po shpërndajnë fletushka në të cilat theksohen pasojat ligjore të këtyre kundërvajtjeve, si dhe u japin udhëzime shoferëve për parandalimin e tyre.
Gjithashtu, zyrtarët policorë operojnë edhe me dron për të identifikuar shoferët të cilët shkaktojnë këto kundërvajtje. Ata shoferë që nuk u përmbahen rregullave të trafikut do të ndëshkohen me gjoba konform autorizimeve dhe dispozitave ligjore.
Të tjera
BE ia jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës
Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën
Bllokohet propozimi i Cvijanoviqit për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel