Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli komentoi deklaratën e ambasadorit Hovenier.
Hovenieri të mërkuren e përmendi një thënie të gjyshit të tij, që dukej si referencë, sipas tij, e qasjes së Kosovës në kohët e fundit ndaj shteteve anëtare të organizatave të cilave ajo do që t’u bashkohet.
“Gjyshi im e përdorte një thënie dhe ju lutem më falni për karakterin e saj paksa të pagdhendur: Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij”, tha ambasadori amerikan.
Dugolli tha se Kosova ishte ndër shtetet e para që iu ka bashkuar SHBA- për invazionin rus në Ukrainë e për venien e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Ne i çmojmë shumë ato klube të cilat i përmen dhe ne i vlerësojmë shumë ato dhe kemi synim të hyjmë , për dallim prej Serbisë e cila nuk e ka synim hiq me hy aty”, tha Dugolli.
“Ambasadori amerikan nganjëherë i ka deklaratat e ashpra që janë atipike për diplomat..por megjithatë ai e ka thënë këtë nuk e di në çfarë kontesti ne me asgjë nuk po i zhgënjejmë edhe s’po ua kthejmë shpinën aleatëve, ne po dëshirojmë të ecim bashkë dhe të na ndihmojnë”, shtoi Dugolli.



Të tjera
Ushqimet që shkaktojnë kapsllëk
Si ta kapërceni një ndarje? Përjetojeni fundin e një marrëdhënieje si një mundësi për veten tuaj
Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë