Sot pritet të shpallet aktgjykimi në rastin e vrasjes së shtetases argjentinase, Maria Clara Urdangaray.
Gjyqi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij, ka arritur në fazën përfundimtare.
Në seancën e fundit, prokurori i çështjes, Armend Hamiti, paraqiti fjalën përmbyllëse, duke kërkuar që i pandehuri të shpallet fajtor sipas aktakuzës.
Njëherësh, edhe i akuzuari Endrit Nika mori fjalën para trupit gjykues.
“Me gjithë zemër dua t’i kushtoj disa fjalë Maria Clarës sime. Kur e njoha në shkurt 2023, gjatë pushimeve në Barcelonë, nuk besoja te dashuria e vërtetë, por ajo erdhi papritur në jetën time me një buzëqeshje të ndritur që më mbeti krejtësisht në zemër. Mora guximin dhe ia kërkova Instagramin. Kishim të njëjtin humor, të njëjtat plane për të ardhmen dhe u kuptuam menjëherë.Ndarja, kur m’u desh të kthehesha, ishte e vështirë, Clara qau, dhe kur hipa në taksi shpresoja fshehurazi në ndonjë shenjë që të mos nisesha. Kur mbërrita në aeroport e kuptova se avioni kishte vonesë. Vendosa të fluturoja të nesërmen dhe vendosa ta shoh edhe një herë Clarën. Ajo u gëzua pa masë, veshi pulovrën time, dhe të nesërmen duhej të largohesha, por i premtova se do të kthehesha, dhe këtë premtim e mbajta. Sa herë kisha mundësi, shkoja te ajo”, tha Nika teksa u ndërpre fjalimi i tij nga trupi gjykues.
The post Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së Maria Clara Urdangaray appeared first on GazetaBlic.



Të tjera
Konfiskohen vulë dhe dokumente në gjuhën serbe në Bërnjak, rasti në hetime
E dëboi burrin nga shtëpia, arrestohet gruaja në Rahovec
Jashari uron besimtarët myslimanë: Ramazani muaj reflektimi, uniteti dhe sakrifice