Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërkaq në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500 m parashihen reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 6 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 8 deri në 11 gradë.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-6m/s.
IHK njofton se këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta në disa lokalitete.
HMK thekson se reshjet e cilat kanë filluar të shfaqen gradualisht do të përfshijnë tërë territorin e Kosovës, ndërsa zonat e rrezikuara më shumë janë ato me karakteristikë lumore dhe malore, përfshirë basenet e Drinit të Bardhë, Bistricës së Prizrenit, Mirusha, Toplluhës, Erenikut dhe Bistricës së Deçanit, përcjell Telegrafi.
IHMK apelon qytetarët dhe institucionet që të jenë të kujdesshëm dhe të ndërmarrin masat e nevojshme mbrojtëse, ndërsa thekson se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme përmes të dhënave nga rrjeti i stacioneve hidrometeorologjike.
Ndërkaq, Agjencia e Menaxhimit Emergjent thekson se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe koordinimin me institucionet relevante.



Të tjera
“I hëngri” fjalët e veta – fitoi përmes klientelizmit dhe shfrytëzimit të pushtetit
Data që duhet të shmangni nëse planifikoni të martoheni në vitin 2022
Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të kushteve atmosferike