Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë thirrje sot për kujdes të shtuar nga qytetarët, pasi vendi po përballet me reshje të dendura shiu dhe mot të përkeqësuar.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Kreu i Shtetit siguron i se institucionet përgjegjëse ndodhen në gatishmëri për menaxhimin e situates, ndërsa thekson se bashkëpunimi i qytetarëve me autoritetet është thelbësor për të parandaluar dëme të mëdha, shkruan rtsh.al.
“Të dashur qytetarë,
Mot i keq dhe me shira ka përfshirë vendin.
Kujdesi i çdo njërit prej jush vlen!
Institucionet janë në detyrë, por bashkëpunimi juaj mundëson parandalimin e dëmeve të mëdha”, shkruan Begaj.





Të tjera
Xhaka rrëfen pse zgjodhi Sunderlandin
Jeni në dietë, por nuk po humbni peshë
Sekretet e njerëzve tërheqës