Ramiz Lladrovci, kryetari aktual i Komunës së Drenasit ka njftuar se qytetarët, në mesin e tyre edhe nipat e tij, janë shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale se përse komentojnë dhe i ofrojnë përkrahje publike për kandidaturën për kryetar Komune, transmeton KosovaPost.
Ky njoftim i Lladrovcit vjen dy ditë pasi njoftoi se do të garojë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit me subjektin e tij të quajtur “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.
Postimi i plotë:
Shqetësimi me telefon është vepër e dënueshme
Nuk është kulturë politike as demokratike shqetësimi me telefon dhe tendenca për të imponuar bindjen e keqbërësve.
Qytetarët, në mesin e tyre edhe nipat e mi, janë shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale se përse komentojnë dhe më ofrojnë përkrahje publike për kandidaturën time.
E kuptoj se telefonatat janë bërë nga paniku prej njërit nga familjarët e “dhjetëshes”, por, nuk është as demokratike e as në kulturën politike kjo metodë e punës.
Nëse ndodh edhe një telefonatë e tillë e shqetësimit dhe presionit, do të njoftohen organet e rendit dhe do të bëj denoncime për këtë pafytyrësi.
Shqetësimi me telefon apo mjetet sociale, është vepër e dënueshme.
Moti jemi të operuar nga frika!
Të tjera
Procesi nuk është kundërkushtetues, deputetët të votojnë pa ngurrim
Kërcënimet ndaj meje filluan kur përmenda Milan Radoiçiqin
Zlatan Elek dështon për herë të tretë, s’merr votat për nënkryetar