Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Mbi vendin tonë të premte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, temperatura maksimale gjatë ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12 deri në 16 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.