Moti sot, me diell dhe vranësira, temperaturat në rritje

Moti sot, me diell dhe vranësira, temperaturat në rritje

Mbi vendin tonë të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri në 19 gradë Celsius, raporton RTKlive.

“Pas reshjeve, rritja e temperaturave dhe rrezatimi diellor do të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e proceseve fiziologjike të bimëve, përfshirë rritjen e sistemit rrënjor dhe akumulimin e lëndëve ushqyese”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.