Moti sot në Kosovë, i ndryshueshëm

Moti sot me vranësira të shpeshta e reshje lokale shiu

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku herë pas here priten reshje lokale shiu.

Reshjet më të intensifikuara priten të jenë në Rrafshin e Dukagjinit, veçanërisht në perëndim të vendit.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, e cila herë pas here dhe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 10-50 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -1 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 15°C.