Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se në kuadër të zbatimit të Ligjit për të Huaj dhe Ligjit për Automjete, nga dita e djeshme ka filluar fushata informuese për qytetarët në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës, si dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas njoftimit të Ministrisë kjo fushatë synon vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me procedurat ligjore që duhet të ndiqen me rastin e hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës, si dhe me rregullat që ndërlidhen me drejtimin e automjeteve në territorin e vendit tonë. Fushata do të zgjasë deri më 15 mars 2026.
Ministria e Punëve të Brendshme falënderon zyrtarët policorë për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe qytetarët për bashkëpunimin.



Të tjera
Pasta e dhëmbëve mund të përdoret edhe për këto gjëra
Kisha vdekur për fanellën kuqezi
Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë kundër planeve amerikane