Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar vdekjen e shtetasit të Kosovës, Selim Voca, i cili ka humbur jetën pas një aksidenti me tren në qytetin Aleksinac të Serbisë, transmeton KosovaPost.
Voca ishte raportuar si person i zhdukur më 19 nëntor nga bashkëshortja e tij në stacionin policor të Mitrovicës së Jugut. Sipas informacioneve zyrtare, trupi i tij i pajetë ndodhet aktualisht në Spitalin e Nishit.
MPJD thotë se është vënë në koordinim me institucionet relevante të Kosovës për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë të trupit në vend. Ndërkohë, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi po qëndron në kontakt të vazhdueshëm me familjen dhe autoritetet serbe për të ofruar asistencën e nevojshme dhe për të lehtësuar të gjitha procedurat.
Ministria thekson se institucionet e Kosovës do të ndërmarrin çdo veprim të kërkuar për trajtimin e rastit me seriozitet dhe urgjencë.



Të tjera
Zemra e madhe fiton gjithmonë, edhe kur nuk ju kanë dashur keni qenë falënderues
Gashi: Asnjë subjekt politik s’mundet t’i ndërtojë institucionet vetëm, duhet komunikimi ndërpartiak!
FSHF-ja zbulon pesë lojtarët më të shpejtë të Shqipërisë në kualifikimet e Botërorit 2026, Bajrami i prin listës