Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 45 civilët shqiptarë të vrarë në Masakrën e Reçakut, në 27-vjetorin e kësaj ngjarjeje, duke e cilësuar atë si një pikë kthese historike për Kosovën, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Haxhiu theksoi se Masakra e Reçakut tronditi opinionin ndërkombëtar dhe ndikoi drejtpërdrejt në ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë.
Ajo vlerësoi Reçakun si dëshmi të vuajtjes dhe sakrificës së popullit shqiptar, duke nënvizuar se e vërteta historike për këtë krim nuk duhet harruar kurrë.
“Me dhimbje dhe respekt kujtojmë 45 civilët shqiptarë të vrarë mizorisht në Reçak më 15 janar 1999. Masakra e Reçakut tronditi botën dhe u bë një pikë kthese për ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë. Reçaku është dëshmi e vuajtjes, sakrificës dhe së vërtetës historike që nuk duhet harruar kurrë.
Lavdi martirëve të Reçakut. Kujtimi për ta qoftë i përjetshëm!”, ka shkruar Haxhiu.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së