Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se partitë opozitare, PDK, LDK, AAK po synojnë të bllokojnë konstituimin e Kuvendit dhe po sfidojnë vullnetin e qytetarëve.
Ai ka thënë se atyre u takon posti i kryeparlammnetarit duke ftuar partitë opozitare që të votojnë për konstituimin e Kuvendit.
“PDK nuk pati guxim me kandidua me kryetarin e partisë, sepse nuk kishte autoritet të mjaftueshëm brenda subjektit. Tek LDK, edhe aty ki probleme me lidership dhe e treta është ja dy vllazni me një dajë, janë ba bashkë dhe po donë me sfidua një verdiktin që ka dhënë qytetari i Kosovës”, ka thënë Muja në emisionin “InfoNata” .
Muja ka thënë se e rëndësishme është që të konstituohet Kuvendi duke u bërë thirrje partive opozitare që ta votojnë kandidatin tyre dhe se formimi i qeverisë siç ka thënë ai është çështje tjetër
Të tjera
Fushata zgjedhore, KQZ tregon rregullat për subjektet politike dhe mbështetësit e tyre
Evropa përballet me sfida të mëdha për t’i luftuar kërcënimet nga dronët rusë
Thyen heshtjen për ditëlindjen e 18-të pas akuzave për ‘shfrytëzim të xhuxhëve