Ish-ambasadori Lulzim Peci tha se edhe nëse thirret mbledhja konstituive pas certifikimit të zgjedhjeve, mund të ndodh që mos të konstituohet Kuvendi.
“Sepse Lëviza Vetëvendosje mund të thotë se derisa s’na je neve Gjykata Kushtetuese vendimin ne nuk e propozojmë kryetarin e Kuvendit të Kosovës e kështu më radhë tash mundemi me i pa tendencat se a është zvarritje e procesit”, tha Peci nw RTV21.
Peci ka komentuar edhe mashtrimit që iu bë kryeministrit në detyrë Albin Kurti nga komedianët rus, është emergjente që qeveria të bëhet nga opozita.
“Sepse deri dje unë kam mendu se opsionet e hapura, po prej ditës së djeshme unë mendoj se me atë që është dëgjuar aty me pasë Vetëvendosje postin e kryeministrit nuk besoj që ne do të kemi dyer të hapura në Uashington”, tha ai.
Ai e konsideroi si fat për Kosovën që gjatë kësaj bisede nuk është nxjerrë ndonjë sekret shtetëror.
“Sekret i lartë i cili kishte mundur me pasë pasoja për Kosovën, fati jonë është që kemi pasur kësi muhabeti”, tha ai
Të tjera
Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025
Petar Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon su*lmin iz*raelit ndaj Katarit